14 maji/ Beteja për Beratin dhe Mallakastrën (28 prill 2023)

29 Prill 2023, 06:46

Agron Kapllanaj, kandidati i PD për bashkinë Mallakastër është i bindur se do të marrë fitoren më 14 Maj pasi sipas tij pas çdo gare ka rritur ndjeshëm mbështetjen në elektoratin e tij. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Pa protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, Kapllanaj tha se kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Resmi Shanaj është në këtë garë për shkak se Berisha nuk pranoi që të bashkonte demokratët, duke e përçarë PD-në edhe më shumë. Kandidati i PS-së, për bashkinë e Beratit, Ervin Demo kërkon një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie. I ftuar në studion e "Pa Protokoll" me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, Demo tha se gjatë 4 viteve që ai ka qenë në krye të bashkisë së Beratit, qyteti ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm.