3 motrat kampione atletike, rrëfimi i veçantë / Ja surpriza e Luiza Gegës

4 Prill 2025, 12:43 | Përditesimi: 4 Prill 2025, 12:43

Në studion e “Rreze Dielli” jemi me tre vajza të jashtëzakonshme, të cilat jo vetëm ndajnë të njëjtin pasion për atletikën, por edhe të njëjtin gjak. Janë tri motra, tri kampione dhe tri histori suksesi që i kanë bërë krenarë jo vetëm familjen, por edhe gjithë Shqipërinë. Ato kanë ndjekur rrugën e një emri të madh të atletikës shqiptare – kampiones Luiza Gega – dhe sot janë ndër sportistet më premtuese të vendit. Me medalje të fituara në kampionate kombëtare, ballkanike dhe europiane, ato tregojnë se talenti dhe përkushtimi janë një trashëgimi e vyer në familjen e tyre. Por si është të ndash sportin me familjen? A ka konkurencë mes tyre? Si është raporti me Luizën dhe çfarë ëndrrash kanë për të ardhmen? Sot do t’i zbulojmë të gjitha këto në një bisedë të ngrohtë e plot energji me tre kampione të atletikës Relaksa, Redia dhe Alesia Dauti!

MC/Shqiptarja.com