7 receta tradicionale shqiptare në mes të Madridit / Shef Genti: Jemi në garë me spanjollët

24 Nëntor, 11:44 | Përditesimi: 24 Nëntor, 11:44

Në lidhje direkte për Rreze Dielli nga Spanja, në kuadër të “Muaji i kuzhinës shqiptare në botë”, shef Genti Skëndaj tregon recetat shqiptare që po gatuhen në mes të Madridit, pikërisht në Ambasadën Shqiptare në Madrid. Skëndaj thotë se janë përzgjedhur 7 pjata tradicionale shqiptare nga gjeli me përshesh tek pispilija me presh e djathë apo dhe mishi me lakër sipas traditës veriore. Ndërsa nga ëmbëlsirat është përzgjedhur sultiashi tradicional i prekur me pak modernizëm. “Jemi në garë me shefat spanjollë, shpresojmë të nderohemi” thekson Genti, i cili tregon se pas Madridit vjen një tjetër kryeqytet europian për të prezantaur dhe promovuar me krenari recetat tona tradicionale.

MC/Shqiptarja.com