A do bëjmë pushime këtë verë? Eksperti i turizmit: Hapja është afër! Për 2 javë...

27 Prill 2020, 11:00

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” eksperti i turizmit Zak Topuzi qartëson situatën e krijuar nga koronavirus në sektorin e turizmit. Ai thotë se ditën e premte në një takim virtual me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, u diskutua për mënyrën e hapjes me faza të këtij sektori dhe protokollin për mbrojtjen e pushuesve, por edhe personelit. Topuzi shprehet optimist se hapja e këtij sektori mund të jetë afër dhe se për dy javë mund të kemi një pasqyrë të qartë sesi do të veprohet.