A do intervistoje aktorë me të cilët ke patur 'probleme'? Ja si përgjigjet Hervin Çuli

15 Prill 2020, 11:58

Në një kohë kur “Show must go on” ka bërë që TK të vijojë të dhurojë shfaqje edhe në karantinë, drejtori Hervin Çuli ka sjellë një format virtual ku ndjekësit njohin më mirë aktorët e teatrit nëpërmjet intervistave të tij. Një formë e re kjo në fakt e mënyrës sesi i shohim aktorët, jashtë nga kornizat e interpretimeve të veprave të ndryshme. Po a do të intervistojë të gjithë aktorët Çuli, apo do të ketë filtra në bazë të marrëdhënieve personale? I pyetur nga gazetarja Suada Daci në “Rreze Dielli” ai thotë se debati për teatrin ka qenë gjithnjë aktiv dhe se asnjë ngelje hatri nuk do të kushtëzonte punën.