A duhet të hapen kopshtet dhe shkollat? Ja si përgjigjet Lira Gjika

23 Prill 2020, 14:23

Izolimi tashmë prej gati dy muajsh, po rrezikon distancimin social të tyre sidomos te fëmijët që nuk kanë motër ose vëlla, apo prindër në ‘dispozicion’ për një kohë të gjatë. Ndaj hapja e kopshteve ose shkollave diskutohet si një mundësi që fëmijët jo vetëm të mos humbasin mësimet, por edhe si një mënyrë që I largon ato nga problemet e distancimit social. Mjekja pediatre Lira Gjika thotë se me këtë llogjikë, shkollat e kopshtet duhet të hapeshin, por në momentin që diskutohet jeta, janë specialistët që po merren me këtë sëmudje ata që vendosin sa e rezikshme është hapja e shkollave dhe kopshteve në këtë situatë.