A e dinit? Kjo pemë dekoruese e oborreve mund të shërojë disa sëmundje /Ylli Merja e rekomandon për…

29 Prill, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2024-04-29 13:05:03

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në bimët që kanë efekte mjaft kurative në organizëm. Flasim për Tuja (Thuja occidentalis) pemë vendase europiane me gjelbërim të përhershëm. Rritet deri 15-25 metër lartësi në formë piramide. Gjethet në pjesën e poshtme janë të ndritshme ku gjenden gjendrat e rrëshirës. Kunjat halore janë 1-2 cm të gjata me ngjyrë të ndritshme, ndërsa farat në formë të çrregullt me diametër deri 1 cm. Kjo bimë njihet ndryshe dhe si Arbor vitae. Përbërësit kimik të Tuja-s janë të shumtë si vajra esencial, glokozë, polisakaride, acide organike, acid tanik etj, ndaj dhe funksionet e kësaj bime janë të mëdha për organizmin si në rigjenerimin e vezoreve policistike, riprodhimin e qelizave të pankreasit, uljen e vlerave të kolesterolit, uljen e leukocideve, rritjen e aktivitetit antiviral në organizëm, përmirësimin e gjendjes respiratore pas një ftohje, përmirësimin e funksionit endokrin. Gjithashtu përdoret në zvogëlimin e melanomave, ka efekt mbi limfomat dhe papilomat si dhe për shumë problematika të tjera shëndetësore.