A janë godinat tona të sigurta nga zjarri? Çfarë duhet të bëjmë në raste emergjente

20 Mars, 13:35

59 persona humbën jetën fundjavën e kaluar në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Pas rastit shumë tragjik, në mediat lokale u hap një debat për standardin e sigurisë të godinave ndaj zjarrit. Nisur nga rasti në fjalë, pyetja që ngrihet edhe tek ne është: A janë të sigurta shumë godina në Shqipëri, sa i takon standarteve të mbrojtes ndaj zjarrit? A respektohen ato nga bizneset dhe institucionet? A kryhen inspektime të rregullta për sistemet e mbrojtjes nga zjarri në godinat publike dhe private dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojë një godinë për të qenë e sigurtë nga zjarri? A ka mjaftueshëm personel dhe pajisje moderne zjarrfikëse në Shqipëri për të përballuar emergjenca të mëdha si ajo e ndodhur në Maqedoninë e Veriut? Çfarë problematikash hasin më shpesh ekipet e zjarrfikësve gjatë operacioneve të emergjencës? A ka nevojë për rregullore më të rrepta apo më shumë ndërgjegjësim mbi këtë çështje? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSH, zoti Arben Cara, i cili përveç të tjerave na jep dhe këshilla sesi duhet vepruar pa panik në rast të rënies së zjarrit.