A kanë zbritur UFO-t në Roskovec? Nga dëshmia e fotografit Çepele te shkrimi i Daily Mail për alienët

31 Maj 2023, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2023-05-31 14:20:12

A ekzistojnë alienët? A kanë zbritur UFO-t në Roskovec siç pretendon fotografi Alim Çepele? Flasim në studio për shkrimin viral nga Daily Mail se alienët mund të kontaktojnë Tokën deri në vitin 2029? Sa të vërteta janë këto teori?

Nëse alienët ekzistojnë, falë teknologjisë së komunikacionit që ne përdorim sot, nuk do e kenë të vështirë të na gjejnë…Kështu nis një artikull i publikuar dy javë më parë në gazetën e njohur britanike “The Daily Mail”. Kjo për shkak sepse sipas ekspertëve, qytetërimet jashtëtokësore mund të përdorin antenat dhe teknologjinë tonë celulare, numri i të cilave është rritur ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit. Më pas vijnë sinjalet e Radiove dhe TV-ve, për të kaluar tek transmetimet e radareve ushtarak, thekson gazeta e njohur britanike, duke shtuar se çdo antenë valore lëshon një sinjal radio me fuqi prej 100-200 Vat, që barazohet me një rrjedhje totale të valëve prej katër gigavatësh. Sipas studiuesve kjo do të thotë se nëse alienët do të kishin një radio teleskop të fuqishëm, atëherë ata mund të zbulojnë aktivitetin tonë 4G…

Teori konspirative ose jo, fakt është se lajmi i publikuar në rrjetet sociale, ka marrë me mijëra pëlqime, shpërndarje dhe komente nga e gjithë bota. Po çfarë mendimi kanë për këtë studiuesi i okultit Jofiel Koço si dhe fotografi Alim Çepele, i cili pretendon se ka fotografuar zbritje të UFO-ve në Roskovec.