A ke menduar ta lësh profesionin? Ja si përgjigjet infermierja shqiptare në Berscia

30 Prill 2020, 14:18

Një rrëfim shumë emocionues ka qenë ai i Sonila Lugës, një infermiere shqiptare në Itali që ndodhet në frontin e parë të luftës me Covid-19 në spitalin e Berscias. Janë cilësuar si heronjtë e kësaj kohe dhe duket se frika është shuar përballë misionit për të shpëtuar jetë. E pyetur nga moderatorja e emisionit “Rreze Dielli”, Katerina Trungu se a e ka menduar ndonjëherë të heqë dorë, Sonila shprehet se pavarësisht vështirësive, nëse punën që bën e do, nuk ndjen frikë dhe nuk stepesh.