A po njeh fotografia 'krizë' nga koronavirus? Anjeza Dyrmishi: Është kohë për të reflektuar...

2 Prill 2020, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2020-04-02 11:50:35

Fotografja e njohur Anjeza Dyrmishi nëpërmjet një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" ka folur për 'dëmet' që  koronavirus i ka shkaktuar edhe fotografëve. 


Edhe pse ajo thotë se fotografitë janë elementi që po 'shenjojnë' këtë periudhë, ka pak kërkesa nga njerëzit për të bërë sete fotografike. 


"Normalisht që fotografia dhe video nuk ka kërkesa, njrëzit nuk mendojnë për të patur një set fotografik në këto momente. Por ka edhe një medalje tjetër. Fotografia është shumë e rëndësishme në këto momente. Është shumë e rëndësishme për të ruajtur kujtimet.  Edhe njerëzit duan të jenë aktivë në instagram. Ka nga ata që më kërkojnë editimin e fotove në arkiva për t'i publikuar.
Kërkesa kam patur nga gra shtatzëna që e kanë të rëndësishme ta dokumentojnë këtë moment me foto profesioniste. Nuk është problem dhe nuk e shoh si rreezik për të vijuar punën sepse kam distancë nga njerëzit.
", shprehet fotografja. 


Ndërkohë këtë periudhë ajo e sheh ai një kohë të mirë për të reflektuar dhe për rë bërë plane dhe zbulon se pas ekspozitës "Portret jete" do të sjellë një tjetër ekspozitë.