'Adopto një gjyshe', Eraldo Rexho i bashkohet nismës së bashkisë: Eksperiencë e paharrueshme

10 Prill 2020, 14:06

Gazetari Eraldo Rexho është bërë shembull edhe për shumë personazhe të tjerë të njohur të cilët kanë zgjedhur që kontributin e tyre në luftën kundër koronavirus ta japin duke ndihmuar njerëz, të cilët nuk munden të bëjnë blerje dhe të gatuajnë. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ai shprehet se do ta vazhdojë këtë nismë, pasi është koha tu kthejmë dashu, atyre që nuk na e kanë kursyer gjithë jetën atë: gjyshërve.