Ahmed Kalaja sjell historinë e nënë Vjollcës nga Kashari: Rast që më ka përlotur

29 Prill 2020, 11:18

Histori emocionuese në 17 vite që është pranë familjeve në nevojë ka patur mjaft, por në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, Dr Imam Ahmed Kalaja thotë se një nga historitë që e ka emocionuar më shumë ka qenë ajo e nënën Vjollcës nga Kashari. Nënë Vjollca sipas tij, është imazhi i një gruaje të fortë, së cilës e vetme i duhet të rrisë fëmijët. Ndonëse fati e braktisi, njerëzit nuk e harruan atë, duke i qëndruar pranë edhe në kohërat më të vështira.