Ai 37, ajo 52 vjeç/ historia e dashurisë e mësuesit nga Skrapari me amerikanen 15 vite më të madhe

7 Mars 2023, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2023-03-07 12:47:19

Në një lidhje skype nga Prishtina me mësuesin Donald Dervishi, i cili rrëfen rëndësinë e mësim dhënies në ditët e sotme dhe historinë personale si arriti të rindërtojë shkollën e fshatit Therepele në Skrapar. Ai së bashku me një mësues tjetër kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës, duke i kthyer në këtë mënyrë fshatit pas shumë vjetësh mungesën e një shkolle, institucionin e tyre arsimor.

Gjithashtu ai ndau dhe historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten amerikane 15 vite më të madhe. Christy Loop Dervishi dhe Donald Dervishi janë çifti që tregon më së miri se dashuria nuk njeh moshë. Christy është 52 vjec, ndërsa Donaldi 37 vjeç. Shtatë vite më parë ata u njohën rastësisht, kur Donaldi punonte si mësues në një fshat të Skraparit, sot ata kanë 1 fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë të bukur bashkëshortore.