Një 26 vjeçar u kap në flagrancë duke ndezur zjarrin në fshatin Radhimë të Vlorës.
Në videon e vënë në dispozicion nga policia duket që i riu ka tentuar ti largohej policisë kur i ka pikasur. Nëse nuk do të ndërhyhej në kohë zjarri do të rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.