Ajka e kulturës së skenave botërore zbret në Tiranë në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Eventi i madh kulturor do të mbahet në datat 30 dhe 31 Mars.
Në studio me Iva Tiço, zëdhënëse e Festivalit “Marie Kraja”. Edicioni 19-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik "Marie Kraja", kompeticionit ndërkombëtar të këngëtarëve operistikë do të zhvillohet në Tiranë në datat 30-31 Mars. 16 konkurrentë nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane dhe menaxherë artistësh nga më të njohurit.