Aktori që na bën të qeshim, sot na emocionoi: Do vetëkarantinohem edhe pasi kjo të mbarojë...

18 Mars 2020, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2020-03-18 10:51:25

Kur përmendet emri i Irgen Çelës menjëherë mendja na shkon te batutat e pafundme të tij që na shkrijnë së qeshuri, por sot duket se është ndryshe ... Në ditë të tilla, fjalët e dala nga zemra marrin kuptim tjetër. Covid-19 ka depërtuar kudo, e në mos si sëmundje trupi, është kthyer në arsyen pse të gjithë kemi filluar ta shohim ndryshe jetën, edhe brenda 4 mureve të shtëpisë. Me anë të një video mesazhi edhe Irgen Çela ka treguar si po kalon ditët e tij në izolim. Djali dhe familja po marrin kohën e tij më të madhe. Ai thotë se edhe pasi e gjitha kjo të mbarojë, do të praktikojë 'vetëkarantinimin' përsëri pasi tashmë ka kuptuar sesa kohë ka humbur larg familjes.