Akuza e fortë e qytetarit: Deputetët janë bërë mafiozë, t’u ulet rroga! Nuk njoh deputetin e zonës

26 Korrik 2020, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2020-07-26 12:07:54

Listat e hapura dhe mundësia që nëpërmjet tyre mund të kemi deputetë më një figurë më me integritet në Parlament ishte në qendër të komunikimit të gazetares Migena Sotiri me qytetarët, ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju”. Njëri prej tyre bëri një akuzë të fortë kur tha se deputetët janë kthyer në mafiozë dhe se nuk e meritojnë rrogën që kanë. Unë nuk e njoh deputetin e zonës time pasi nuk është takuar kurrë me ne për hallet dhe problemet tona, tha ndër të tjera ai.