Akuza e qytetares: Politikanët janë kryemiliarderë. Fëmijët e tyre shkollohen jashtë në shkolla të shtrenjta

29 Korrik 2020, 10:15

Duke kujtuar veten si studente në vitet ’90 një qytetare që telefonoi në emisionin e mëngjesit akuzoi politikanët për vjedhje dhe korrupsion pasi sipas saj me daljen nga diktatura askush nuk ishte i pasur, por me pushtetin si politikanë ata abuzuan dhe sot janë kryemiliarderë. Fëmijët e tyre shkollohen në shkolla të shtrenjta me shpenzime marramendëse e ndërsa pensionistët shqiptarë vuajnë për bukën e gojës, ka thënë ndër të tjera kjo zonjë.