Alarmi i psikologes: Përpjekja për të qenë e bukur po dëmton shëndetin mendor

1 Nëntor 2023, 12:23

Kush është standardi i bukurisë tek vajzat sot? A duhet të jetë një femër gjithmonë e bukur? Çfarë po humbin femrat duke u munduar të fitojnë çfarë?

Bukuria si koncept gjithmonë në histori ka qenë relativ. Diçka që për dikë ka qenë e shëmtuar për dikë tjetër mund të jetë gjëja më e bukur. Sot, në dekadën e instagramit ne e dimë që n’a është vjedhur liria e shijes mirëpo jemi të bindur që disa gjëra të tjera janë më të rëndësishme se rikthimi i saj. Invencioni i filterave dhe mania e ndërhyrjeve estetike e plastike ngjallin komplekse dhe pakënaqësi në pamje në shumicë të hatashme të femrave.  Intervenimet me ngulm për të ndryshuar me qëllim të ndërtimit të vetëvlerësimit ndezin shumë alarme…

Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Sumea Ramadani, psikologe klinike e cila ndër të tjera thekson se bukuria është cilësi thelbësore e ekzistencës, por ajo shfaqet së bashku me cilësitë e unitetit, të vërtetës dhe mirësisë. Bukuria nuk ka kriter tjetër veç njohjes dhe ndërgjegjësimit të këtyre vlerave.