Aleks Seitaj, aktori kontrovers në një rrëfim për veten, problemet me bullizmin në fëmijëri, depresionin, karrierën dhe rolin e famshëm të Vezires…
Në studion e “Reze Dielli” aktori foli për karrierën dhe projektin e tij të fundit që bën bashkë të gjitha skeçet që ai poston në youtube, në një skenë komedie që do të zgjasë 1 orë. I njohur për rolin e Vezires në Portokalli, një gruaje super të kuruar edhe të kontrastuar me zërin e trashë, Aleks Seitaj tregoi se kush e frymëzoi për këtë personazh të cilën po e çon edhe në skenat e huaja.
Si një artist shumë disiplinor, pasi këndon dhe aktron, Aleksi ka vuajtur pasojat e depresionit, që tashmë e kujton thjesht si e shkuara e errët e jetës së tij duke dhënë një mesazh për të gjithë ata që po e kalojnë këtë situatë të vështirë. Se si arriti të superonte problemet dhe të largonte mendimin për ti bërë keq vetes, artisti e rrëfeu në këtë intervistë, ku në fund u përshendet edhe nga mikesha e tij prej 10 vitesh Xhesika Polo.