Aleks Seitaj zbulon planet: Video e radhës e humorit do të përfshijë Ronela Hajatin

9 Prill 2020, 11:45

Aktori i humorit Aleks Seitaj, ka zbuluar në emisionin "Rreze Dielli" 'planet' për videot e tij të humorit, ku vë në lojë 'zakonet shqiptare të karantinës'.
Ai thotë se do të integrojë brenda edhe personazhe të njohura shqiptare.
"Jam i hapur për çfarëdolloj ideje, bashkëpunimi dhe pse jo në të ardhmen do të ketë edhe personazhe të tjera. Përshembull, skeçi i ditës së nesërme është sugjeruar nga Ronela Hajati".zbulon aktori i humorit.