Altin Prenga: Vështirë të mbajmë njerëzit në punë, hotelet nuk hapen pa restorant

24 Prill 2020, 12:40

Altin Prenga, pronar i një hoteli dhe restoranti në zonën e Fishtës në Lezhë thotë në një lidhje në emisionin "Rreze Dielli" se ndonëse 90% e aktivitetit të tij është pezulluar si pasojë e koronavirus, ai ka mbajtur në punë me paga modeste 70 punonjësit, me të ardhura që vijnë nga prodhimi I produkteve bujqësore e blektoriale që më parë përdoreshin në funsion të restorantit. Megjithatë, Prenga nuk është aspak optimist. Ai thotë se shpejt do të jetë I detyruar të bëjë shkurtime të më shumë se gjysmës së stafit, pasi hapja vetëm e hotelit dhe jo restorantit, në këtë zonë është e kotë.