Amarilda Prenga, kampi veror te liqeni

16 Gusht 2020, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2020-08-16 16:21:05

Veri Jug ju sjell një ditë magjike nga Parku I madh ndanë liqenit të Tiranës, ku gjatë pushimeve të verës mijra fëmijë janë mbledhur në një kamp veror të hapur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e kryeqytetit. Lojra pafund, shetitje me varka në liqen, piktorët e vegjël të qendrës artistike Ten, recitime mbi himnin e fëmijëve, edukim dhe argëtim për fëmijët e shtresave në nevojë dhe fëmijët e rrugës, nën drejtimin e qendrës multidisiplanare të Tiranës, vendosje folezash për zogjtë e pyllit nga kampistët e vegjël dhe konkurse argëtimi gjatë orëve të pushimit. Mos e humbisni reportazhin e radhës, realizuar në Parkun e madh ndanë liqenit artificial këtu në kryeqytet. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv