Veri Jug - Spërkatja e vreshtave në Baldushk (02.06.2024)

2 Qershor, 13:39

 

Vreshtarët e Baldushkut janë drejt përfundimit të spërkatjes së hardhive të rrushit në mbi 60 hektarë të mbjella në 12 fshatra. Në krye të punëve - agronomët dhe specialistët e bujqësisë. Kamera e emisioneve Veri Jug është ngjitur në vreshtat e fshatit Mumajes I sipërm dhe ka ndjekur operacionin e spërkatjes me gurë kali dhe gëlqere, si mënyra më e mirë për shpëtimin e hardhive nga sëmundja e vrugut. Ndiqni reportazhin “Spërkatja e vreshtave në Baldushk” nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.