'Amerikania' një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi emigracionin, identitetin dhe racën. Një roman gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i vërtetë, mbi përvojën thellësisht tjetërsuese të të qenit emigrant. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, “ Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review, sjell në shqip nga Shtëpia Botuese Pegi.
Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar... një roman që na vë pa frikë përpara syve realitetet tronditëse të kohës që jetojmë. "Në dukje është një histori dashurie – historia e dy të dashuruarve qysh në fëmijëri, por që marrin rrugë të ndryshme kur rriten – por është edhe një analizë brilante e qëndrimeve moderne ndaj racës, që përfshin tre kontinente dhe prek problemet e identitetit, të humbjes dhe vetmisë", shkruan The Guardian.