ANKTH, STRES, PAGJUMËSI? Ja ilaçet bimore që ju ndihmojnë

19 Tetor, 12:46 | Përditesimi: 19 Tetor, 12:46

Jetojmë në një kohë kur stresi dhe ankthi duket se janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Ritmi i shpejtë i jetës, përgjegjësitë e shumta dhe pasiguria shpesh ndikojnë në qetësinë tonë mendore, në gjumin dhe në shëndetin e sistemit nervor. Por, a e kuptojmë gjithmonë kur jemi të stresuar dhe kur ankthi po merr kontrollin mbi ne? Si t’i dallojmë këto dy gjendje, cilat janë simptomat që nuk duhet të neglizhojmë dhe çfarë mund të bëjmë për të ruajtur ekuilibrin tonë nervor? Sot në “Bima dhe Shëndeti” në Rreze Dielli, do të ndalemi tek lidhja mes trurit, stresit dhe ankthit, duke u fokusuar edhe te roli që mund të kenë bimët mjekësore në qetësimin e organizmit. Cilat bimë rekomandohen, cilat kombinime çajrash mund të ndihmojnë në relaksim dhe çfarë duhet të kemi parasysh për t’i përdorur në mënyrë të sigurt? Me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të flasim për mënyrat natyrale të mbështetjes së sistemit nervor dhe për këshillat që mund të na ndihmojnë të përballojmë më mirë stresin dhe ankthin.

MC/Shqiptarja.com