Arsimi profesional, një shteg i sigurtë drejt punësimit / Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë ofron...

16 Qershor 2023, 12:46

Arsimi i lartë profesional është gjithmonë e më i preferuar në ditët e sotme, si zgjedhja ideale për tregun e punës dhe formimit profesional të studentëve. Përfaqësues të Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë, Akademiku Jorgaq Kaçani, rektor i KPGJT dhe Zamir Rina as/rektor, flasin për kurrikulat e avancuara të këtij institucioni në vendin tonë.

Një nga risitë e tregut shqiptar të arsimit, KPGJT, pjesë e Kastrati Group, është një institucion i rëndësishëm arsimor në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Ky kolegj ka qëllim të plotësojë nevojën e tregut për staf të kualifikuar gati për t’u punësuar menjëherë në kompanitë e grupit. Kolegji siguron praktika profesionale të garantuara në ndërmarrje me standarde Evropiane si Auto Star Albania, përfaqësuese e Mercedes-Benz në Shqipëri, si dhe ndërmarrje me standardet më të larta të Fushës së Ndërtimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri.  Pedagogë dhe ekspertë të huaj nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe më gjerë, duke u bazuar në Sistemin Dual të mësimdhënies me programe të studimit si në aspektin teorik, por mbi të gjitha në aspektin praktik. Laboratorë të fjalës së fundit dhe kurrikula të përditësuara sipas standardeve Evropiane për procesin teorik dhe teknologji e avancuar për procesin praktik.