Artriti i duarve dhe gjurit, disa ushtrime të thjeshta dhe praktike në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet.
Artriti ose inflamacioni i kyçit është një simptomë e të paktën 100 sëmundjeve të lidhura me to, të cilat quhen çrregullime reumatike. Është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion në kocka. Pasoja më e zakonshme është dhimbja dhe edema në kocka, si dhe ngurtësia e gjatë në mëngjes. Dora dhe kyçi i trupit të njeriut kanë shumë nyje të vogla të cilat të gjitha punojnë së bashku për të krijuar lëvizje. Në momentin që kockat tona preken nga artriti, aktivitetet e rutinës sonë të përditshme mund të bëhen shumë të vështira.
Artriti gjendet kryesisht në duar, këmbë, gjunjë, ije dhe pjesën e poshtme të shpinës. Në studion e “Rreze Dielli” fizioterapisti Gjergji Biba sugjeroi disa ushtrime të thjeshta dhe praktike në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet e artritit në duar dhe gjunjë.