Autor i shumë hiteve para ’90, kompozitori Enver Shëngjergji në një rrëfim jashtë kornizave

4 Shkurt 2022, 14:17 | Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 14:17

Enver Shëngjergji është kompozitor i shumë këngëve të njohura para viteve ’90 si ‘ Vajzat e fshatit tim’ ‘ Ninulla’ etj. Ai i takon emrave që i kanë dhënë vlerë të veçantë e tepër autentike muzikës shqiptare. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV, vjen në një rrëfim jashtë kornizave, plot të pathëna në një bisedë me shumë ngjyra por edhe lot, si për një brez të pazëvendësueshëm artistësh, dhe për një kohë kur bëhej art i vërtetë. Ndërsa kujton fëmijërinë e tij, para se t’i përkushtohej përfundimisht muzikës, ai kujton pasionin për të qenë aktor në teatër dhe më pas fillesat në muzikë.

MC/Shqiptarja.com