Ballokumet e Elbasanit nga zonja Albana, ja si t'i bëni në pak minuta me super shije

14 Mars, 12:04

Ballokumet e Elbasanit

Përbërësit:

  • 500 gr gjalpë
  • 1 kg sheqer i imët
  • 900 gr miell misri
  • 7 kokrra vezë
  • 2 lëvozhga veze me ujë finje

Përgatitja:

Në një enë bakri hedhim sheqerin dhe gjalpin e shkrirë të vakët. I rrahim të dy përbërësit fort derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe bashkë me gjalpin të fijëzohet. Më pas shtojmë vezët një e nga një (çdo 2-3 minuta secilën) duke vazhduar rrahjet pa ndërprerje. Pas vezëve futet në masën që po përgatitet lëvozhga me finjën e përgatitur më parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri. Në hapin e fundit hedhim miellin e misrit gradualisht duke vazhduar trazimin. Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për pak minuta dhe më pas hapim ballokumet në një tavë me letër kuzhine dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius.