Bamje me mish nga zonja Albana

15 Janar, 12:01

Bamje me mish

Përbërësit:

  • 1 kg bamje
  • 500 gr mish të grirë ose copëza mishi
  • 2 qepë mesatare
  • 1 domate
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 gjethe dafine
  • Piper i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qepët e grira i kaurdisim me pak vaj ulliri derisa të zverdhen. Hedhim një lugë piper të kuq dhe mishin e grirë ose mish të prerë në copëza të vogla. Bëjmë një përzierje të mirë, e mbulojmë me kapak dhe pasi të jetë gatuar për 10 minuta në zjarr të lehtë, shtojmë kripën, piperin e zi, majdanozin e grirë hollë dhe bamjet e lara e të pastruara nga bishtat. E përziejmë gjellën me kujdes, shtojmë gjethen e dafinës, domaten e kaluar në rende ose 1 lugë pure domatesh dhe ujë të vakët sa të mbulohen bamjet. E lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të fuqishëm dhe sapo të fillojë të marrë valë, ulim temperaturë në minimum. Gjatë zierjes nuk e përziejmë me lugë, por në rast nevoje vetëm shkundim tenxheren dhe kujdesemi që gatimi të mbetet me pak lëng, jo i thatë.