Banorët denoncuan në ‘Report TV’, pastrohet Liqeni i Bestrovës nga peshqit e ngordhur

2 Gusht, 18:12

Banorët e fshatit Bestrovë në Vlorë denoncuan në Report tv se në liqenin me të njëjtin emër kanë ngordhur të gjithë peshqit, duke shkaktuar ndotje alarmante. Ata hodhën dyshime për helmim të qëllimshëm, ndërsa Inspektorati i Shërbimit Veterinar ka marrë mostra për të zbardhur shkaqet. Po kështu sot nga nisur pastrimi i liqenit të Bestroves dhe gjithë zonës përreth.