Bashkë do ia dalim! Emisioni 'Rreze Dielli' i bashkohet nismës së Bashkisë 'Adopto një gjyshe'

10 Prill 2020, 13:52

Në këto ditë të vështira, gatimet e zonjës Vjollca në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv do të kenë destinacion të moshuarit të cilët gjatë ditëve të karantinimit e kanë të pamundur të blejnë ushqime e të gatuajnë vakte të shëndetshme. Sapo mbaron emisioni, ushqimet i çohen një të moshuare në nevojë të caktuar nga Bashkia e Tiranës.

Emisioni “Rreze Dielli” ka vendosur t’i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një gjyshe” si një mënyrë për të dhënë kontributin e vet në luftën e përbashkët kundër virusit që po merr jetë njerëzish duke ofruar ushqimet që gatuhen në emision për të moshuarit e Tiranës.