Befasues në çdo faqe, Vasilika Tafa sugjeron katër libra të ‘dashurive të ndaluara’ dhe emocioneve të forta

14 Prill 2020, 11:19

Për botuesen Vasilika Tafa libri është një nga shoqëruesit më të mirë të ditëve të karantinës, por edhe një mënyrë për të ‘shëruar’ shpirtin dhe mendjen.

Ka qenë shoqëruesi i saj kryesor edhe para karantinës, por edhe e izoluar në shtëpi, botuesja e konsideron mikun kryesor që e ka dërguar atë ‘drejt vendeve; të ndryshme të botës, të ‘takojë njerëz të rinj’ dhe të ndjejë emocione, duke marrë më të bukurën e ditës së saj brenda shtëpisë, ku për shkak të koronavirus, duhet të qëndrojë e izoluar.

Megjithatë, ajo sugjeron edhe për lexuesin shqiptar katër tituj librash, historitë e të cilës flasin për dashurinë, ndjenjën e bukur të të jetuarit me shpirtin plot.

“Vdekja dhe pranvera”, “Juta Hajm, Një grua e panjohur në Berlin”, “Dashnorët poshtë Danubit” dhe “Asnjë qindrakë më shumë, asnjë qindarkë më pak” janë katër titujt që do t’ ju bëjnë të përjetoni emocione të bukura.

  •