Bënë vaksinën ndërkohë që kishin simptoma, infektohen me COVID 2 persona në Gjirokastër

1 Mars 2021, 15:36

GJIROKASTËR- Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me COVID, pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Kjo pasi mësohet se ato kanë pasur simptoma gjatë marrjes së vaksinës, por nuk kanë treguar. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Piro Nase

Sipas informacioneve, Qirushi është infektuar 1 ditë pasi mori vaksinën, e ndërsa Muho pas 4 ditësh. Ky është rasti i dytë në Shqipëri kur një person është infektohet me virus, pas marrjes së vaksinës. Rasti i parë ishte ai i mjekut Pëllumb Pipero, sot i shëruar. Në intervistën që ka dhënë më herët për Report Tv, Pipero tha se marrja e dozës së parë të vaksinën e ka ndihmuar atë që të kalojë më lehtë virusin.

Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ndodh. Raste të tilla të ngjashme, pra që infektohet me COVID pas marrjes së vaksinës, janë regjistruar edhe në shtetet e tjera të botës. Sipas Ekspertëve të Shëndetësisë, kjo ndodh pasi anti-trupat nuk janë aktivizuar ende, pasi është e domosdoshme marrja e dozës së dytë. Sipas tyre, do të duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që një person të jetë i mbrojtur ndaj virusit.

Në rast se Muho dhe Qirushi nuk do të jenë të negativizuar, ato nuk do duhet marrin dozën e dytë të vaksinës, por duhet ta shtyjnë për një moment të dytë.