Berisha apo Basha? SHBA hapur pro Bashës!

25 Shtator 2021, 07:24

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës pas marrjes së këtij vendimi, madje tha se demokracia "është një parti opozitare që lulëzon".