Berisha në Librazhd, e di Alizotin ende kandidat të Beratit!

1 Maj 2025, 11:40 | Përditesimi: 1 Maj 2025, 11:40

Sali Berisha, i shoqëruar edhe nga kandidatët dhe kreu politik i qarkut Tomor Alizoti, të cilit ia ngatërroi përfaqësimin, duke thënë në nisje të fjalës së tij “i nderuar zoti Alizoti, drejtues i qarkut të Beratit!”, bëri prezantimin e programit në takimin me mbështetësit në Librazhd-Prrenjas. Ngatërrohet me fjalët e tij me një tjetër demencë politike, kujton se Alizoti është ende në Berat. Paralajmëron shpalljen terroriste të organizatës së Suel Çelës dhe të bandave të tjera

r.k./Shqiptarja.com