Bërzhita e ullinjve në kurorën e Tiranës

6 Nëntor 2020, 22:50

Një udhëtim mbreslënës në Bërzhitë, vetëm 15 kilometra në juglindje të kryeqytetit njësia administrative me 12 fshatra që bën pjesë në Kurorën e Tiranës, e njohur si kurora e ullinjve dhe vreshtave me rrush. Ndalesë në Bërzhitë qendër dhe takim me agronomin e lartë Sami Gjana, I cili tregon për dashurinë e banorëve vendas për tokën dhe ullinjtë, si burim të ardhurash ekonomike për familjet e gjithë zonës. Më pas udhëtim drejt shtëpisë së bujkut dhe fermerit të vogël Selim Gjuzi, që e ka shëndrruar kopshtin e tij në një oaz të gjelbërt me kurorat e ullinjve, me agrumet, hurmat dhe vreshtën e rrushit. Cili është ndryshimi mes së shkuarës dhe të sotmes në jetën e Selimit, mullinjtë tradicionalë të vajit si një mundësi për zhvillimin e agriturizmit në fshat dhe të tjera, në reportazhin “Bërzhita e ullinjve në Kurorën e Tiranës”, të djelën, premierë, ora 14.30