Besimtarja nga Maqedonia tregon si do t'i kalojë ditët e Agjërimit

20 Prill 2020, 11:59

Ditëve të Agjërimit për besimtarët muslimanë do t’u mungojnë Iftaret mes miqsh, që forconin edhe më tepër, me idenë e sakrificës së përbashkët, marrëdhëniet njerëzore. Por si do të jetë Muaji i Ramazanit për besimtaren muslimane nga Maqedonia, Besa Ajeti? Ajo thotë në një lidhje direkte në emisionin “Rreze Dielli” se këtë vit, situata e krijuar nga koronavirus ka bërë që të mos kryejë ritualet fetare në xhami, gjë që e shikon si një anë negative, ndërkohë që thotë se po kjo situatë do t'i japë mundësinë njerëzve të agjërojnë me të gjitha shqisat e tyre, si pasojë e distancimit social.