Në studion e "Rreze Dielli" folëm sot për Biobarica Albania. Mjeku fizioterapist Miriam Qerimi ka sjellë për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan këtë inovacion në fushën e mjekësisë. Ai tha se Biobarica është nje trajtim mjekësor joinvaziv, që rrit vëllimin e oksigjenit të tretur në plazmën e gjakut. Pacienti hyn në dhomën hiperbarike dhe përmes një maske merr përqëndrime të larta të oksigjenit me një presion më të lartë se sa presioni normal atmosferik. Kjo ka për qëllim të gjenerojë procesin e Hiperoksisë.
Kjo metodë efikase është e çertifikuar nga FDA dhe është testuar edhe tek pacientë shqiptarë. Një prej tyre ishte edhe Vera Gjeta, e cila përmes një lidhje skype tregoi eksperiencën e saj me trajtimin hiberbarik.