Birjan me mish dhe oriz, shije unike e sofrës shqiptare nga zonja Albana

28 Maj, 11:45

Birjan me mish dhe oriz

Përbërësit:

  • 1.5 kg mish qengji
  • 2 qepë të thata
  • 1 domate
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 3 lugë gjalpë të tretur
  • 2 gota oriz
  • 4 gota lëng mishi
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi të kemi larë e pastruar mishin e qengjit e presim në thela. Më pas e vendosim në një tenxhere dhe i hedhim kripë e piper sipas dëshirës. E lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të pijë lëngun e vet. Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe gjalpin e tretur. I kthejmë copat e mishit nga të dy anët dhe pasi mishi ka filluar të marrë faqe (të skuqet) e heqim nga tenxherja dhe e vendosim në një pjatë. Me yndyrën që kemi në tenxhere skuqim qepën e grirë në rende. I përziejmë me lugë druri vazhdimisht derisa qepa të zbutet e të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë domaten që e kemi grirë në rende. Ndërkohë, marrim mishin që e kishim vendosur në pjatë dhe e përziejmë me qepën e domaten. I hedhim ujë të nxehtë dhe e kontrollojmë herë pas here nëse ka zier apo jo. Në rast se mishi nuk ka zier i shtojmë sërish ujë. Në fund mishi duhet të ketë lëng që do të na shërbejë për orizin. Raporti i orizit me ujin duhet të jetë 1 me 2. Ndërkohë në një tigan të thellë shkrimë gjalpin në vajin e ullirit. Sapo ai të shkrijë hedhim orizin. E përziejmë mirë duke e skuqur ngadalë. E shtrojmë orizin në tepsinë e lyer më parë me gjalpë. I hedhim përsipër lëngun e mishit të vluar si dhe piper të zi. Vendosim thelat e mishit në tepsi dhe e pjekim në 180 gradë.