Bombola e ajrit shpërthen si bombë, të merr jetën! Zjarrfikësi flet në ‘Report tv’ pas vdekjes së ndërtuesit në Sarandë

28 Qershor, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2024-06-28 16:24:31

Bombola e ajrit që mbajnë në shpinë zhytësit, e kryesisht ata amatorë mund të kthehet në ‘bombë shpërthyese’ nëse nuk mirëmbahet. Kështu shprehet Luan Kapaj, zjarrfikës i njohur në Vlorë i cili flet edhe për rastin e Sarandës ku vdiq në rrethana të mistershme ndërtuesi Armandi Nelaj.