Bozdo: Nëse PD-LSI do dilnin me listë të përbashkët do humbiste identiteti politik të partive!

1 Mars 2021, 22:11 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 22:11:39

Ish deputeti i PD-së, Enno Bozdo e ka cilësuar koalicionin paszgjedhor të firmosur sot mes Bashës dhe LSI si objektiv për të marrë fitoren. Në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo”, Bozdo tha se ai nuk donte që partitë të garonin me lista të përbashkëta pasi do të humbte identiteti i partive.

“Një listë e përbashkët do të sillte humbjen e identitetit politik të dy partive. Këtë unë nuk e doja. Në fund të ditës që Rama kërkonte të provokonte ishte pikërisht kjo që partitë politike të hynin në një kazanë madh opozitar që në fund të humbte identiteti i tyre”, tha Bozdo