Brokoli me shtresa djathi dhe proshutë në furrë nga zonja Vjollca

4 Janar, 10:48

Brokoli me shtresa djathi dhe proshutë në furrë

Përbërësit:

1 kg brokoli

1 gjethe dafinë

1 thelpi hudhër

kripë dhe 1/2  lugë kafe sodë buke

4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

4 lugë gjelle djath grana dhe 1/2  thepi hudhër

3-4 feta proshutë cotto

100 gr djath i butë që shkrin

piper i zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë brokolin dhe e ndajmë atë në lule. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar. Shtojmë në të 1 gjethe dafinë dhe 1 thelpi hudhër, kripë, lulet e brokolit dhe 1 lugë kafe sodë bukrr ( për të ruajtur ngjyrën e gjelbërt të brokolit). E lëmë brokolin të ziejë për 4-5 minuta. Më pas e kullojmë duke larguar gjethen e dafinës dhe hudhrën. Bashkojmë në një tas 4 lugë gjelle bukë të thekur të grirë dhe 4 lugë gjelle djath grana padana të grirë dhe 1/2  thelpi hudhër të grirë në rende I përzejmë këto përbërës në tas. Lyejmë me vaj ulliri një tepsi me diametër 26 cm vendosim si bazë 1/2  e brokolit mbi to vendosim fetat e proshutës, vendosim tek e tek copa djathi që shkrin ( zgjedhja juaj) pudrosim me pak bukë të tekur të grirë mbi të vendosim përsëri brokolin si një shtresë të dytë. E pudrosim në fund me bukë e djath grana trazuar, pak kripë shtojmë 1 filxhan kafe ujë dhe spërkasim me pak vaj ulliri dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë celsisu për 20-25 minuta.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha