Bugaçe e ëmbël me krem e sherbetosur nga zonja Albana

23 Dhjetor, 12:38

Bugaçe e ëmbël

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 200 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr niseshte misri
  • 4 vezë
  • 1 lugë gjelle vanilje

Për bazën me petë:

  • 1 pako petë
  • 150 gr gjalpë i shkrirë

Për sherbetin:

  • 300 gr sheqer
  • 200 ml ujë
  • 1 fetë limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Në një tenxhere përziejmë niseshtenë me pak qumësht derisa të tretet. Shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe sheqerin, e vendosim në zjarr mesatar dhe e trazojmë derisa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e  përziejmë me gjalpin, vezët e rrahura dhe vaniljen. E lëmë të ftohet. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë gjysmën e petëve duke i spërkatur me gjalpë midis secilës shtresë. Hedhim sipër kremin e përgatitur dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me gjalpë. Presim anët e tepërta dhe sigurohemi që skajet të jenë mirë të vulosura. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 30-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke zier ujin, sheqerin dhe fetën e limonit për rreth 5-7 minuta. E heqim nga zjarri dhe shtojmë mjaltin.