Bukë misri me djathë e majdanoz
Përbërësit:
- 4 lugë miell misri
- 2 lugë miell gruri
- 1 gotë kos
- 3 vezë
- 200 gr djathë të bardhë
- 10 gr kripë
- Vaj ulliri
- Majdanoz të freskët
- Copëza gjalpi
Përgatitja:
Vendosim të gjithë përbërësit në një tas dhe duke i trazuar vazhdimisht formojmë një brumë të butë. I japim formë bukës së misrit në një tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.