Bukë misri me salcë kosi dhe hudhër
Përbërësit:
- Bukë misri
- 300 gr kos
- 100 gr pana kuzhine
- 2–3 thelpinj hudhër të shtypur
- Kripë sipas shijes
- Pak vaj ulliri
- Kopër e grirë
Përgatitja:
Presim bukën e misrit në feta ose copa. Vendosim pak vaj ulliri në tigan dhe skuqim bukën nga të dyja anët derisa të marrë ngjyrë të artë e krokante. Në një tas përziejmë kosin me panën, hudhrën e shtypur, kripën dhe koprën e grirë. Hedhim salcën sipër bukës së ngrohtë ose e shërbejmë anash. Mund të shtojmë pak vaj ulliri sipër për më shumë shije.




















