Bukuria, a i vë vulën suksesit? Sot, për hir të imazhit shumë personazhe i drejtohen kirurgut…
Në kohën e sotme presioni social apo mediatik sjell apo promovon individë të bukur fizikisht, të cilët i japin rëndësi pamjes më shumë se përmbajtjes. Në showbiz bukuria dhe rinia vlerësohen më shumë se çdo profesion tjetër. Dihet që Hollivudi nuk i fal rrudhat apo njerëzit e shëmtuar…ndaj shumë personazhe të njohur i drejtohen kirurgjisë plastike. Në emisionin "Rreze Dielli" u shtruan sot disa pyetje në lidhje me temën: Bukuria, a i vë vulën suksesit? A është e vërtetë se shoqëria jonë i sheh njerëzit e bukur, profesionalisht edhe më të suksesshëm? Në cilat profesione, bukuria i vë vulën suksesit? A paragjykohet ende një femër e bukur për arritjen e saj në fusha të ndryshme? Po meshkujt?
Të ftuarit Albatros Rexhaj, Stela Nikolla dhe Egla Harxhi ndanë mendimin dhe eksperiencën personale në raport me paraqitjen e jashtme dhe suksesin e tyre në fusha të ndryshme.