Byreku me djathë në 50 ushqimet më të shijshme në botë, Bullgaria merr pronësinë: Eshtë i yni! Çfarë mendojnë specialistët e kuzhinës shqiptare për këtë fakt?
Byreku me djathë renditet ndër ushqimet më të shijshme, ndërsa Bullgaria ka marrë së fundmi pronësinë, duke e regjistruar si produkt bullgar. Edhe pse përdoret pothuajse në të gjithë vendet e Ballkanit, që nga Turqia e deri në Kroaci, Bullgaria ka arritur të marrë patentën. Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë. Fakt është që byreku nga sot është patentuar si produkt bullgar i çertifikuar, i njohur botërisht.
Në studion e “Rreze Dielli” Dhurata Thanasi, eksperte kulinarie dhe Olsi Thanasi gastronom/shef kuzhine komentojnë rreth këtij fakti…